Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Zhduket ish i dashuri i Elvana Gjatës, familjarët e lajmërojnë në polici

    11/08/2022 12:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e Policisë së Shtetit dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) në Shqipëri, kanë denoncuar të enjten në policinë e Tiranës zhdukjen e tij. Ata thonë se kanë humbur kontaktet prej disa ditësh me të.

    Martinaj është shpallur në kërkim nga SPAK pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mijë euro për ekzekutimin e Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit.

    Ndërkohë, policia dyshon se ai është larguar prej disa muajsh jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale.

    Sipas Euronews, Policia ka bërë me dije se denoncimi do të vlerësohet, por nga ana tjetër ka dyshime se mund të jetë edhe inskenim.

    Denoncimi i familjarëve vjen pas rreth një muaji nga atentati në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur 3 persona, një prej tyre kushëriri i Ervisit, Brilant Martinaj.

    Gjatë tre vjetëve të fundit, shumë të afërm të Ervis Martinajt u ekzekutuan në atentate mafioze.

    Ervis Martinaj është një personazh i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, siç ishte incidenti i Bllokut në Tiranë në shkurt të vitit 2018.

    Ai gjithashtu ka në pronësi lojëra fati. Është akuzuar edhe për vrasje.

    Më herët, ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për fshehje të ardhurash dhe organizim të lojërave të fatit. Kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

    Ervis Martinaj raportohej se ishte në lidhje dashurie me Elvana Gjatën.

    Artikuj të ngjashëm

    Ekstradohet në Shqipëri Leonard Duka – armiku i Ervis Martinajt

    Atentati në Athinë, vritet armiku i Ervis Martinajt

    Akuzohet për vrasje në 2020, shpallet në kërkim Ervis Martinaj

    Të Fundit

    Zbërthimi i aplikacionit “Sky Ecc” ekspozon rrjetin e dyshuar kriminal në Kosovë

    Numër i madh i policëve arrijnë afër vendit ku Madeleine u zhduk

    Gazetarja rumune bie në ujë gjatë transmetimit për përmbytjet – VIDEO

    Xhirimi për reklama në Mal të Zi kthehet në tragjedi, 19-vjeçarja serbe humb jetën

    Shqipëria përgatitet për sfidën me Serbinë, nis çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.