Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Zgjedhjet lokale, KQZ: Më 13 gusht përfundon afati për aplikim online për certifikimin e kandidatëve

    09/08/2025 12:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 13 gusht përfundon afati për aplikimin online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

    Ky afat për aplikim online është hapur që nga data 26 qershor.

    “Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online,” thuhet në njoftim.

    KQZ-ja ka sqaruar edhe hapat që duhet të ndiqen për aplikim:

    “Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

    Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Selimi teksa i sulmon portale mundohet të arsyetohet për mungesën në protestë: U përmenda të sulmohet VV-ja

    Të shtëna me armë në Times Square të New Yorkut, plagosen tre persona – publikohen pamjet dramatike

    Jeta Statovci: Gjykata Kushtetuese nuk po e interpreton Kushtetutën – po e rishkruan atë

    Të Fundit

    Selimi teksa i sulmon portale mundohet të arsyetohet për mungesën në protestë: U përmenda të sulmohet VV-ja

    Zgjedhjet lokale, KQZ: Më 13 gusht përfundon afati për aplikim online për certifikimin e kandidatëve

    Të shtëna me armë në Times Square të New Yorkut, plagosen tre persona – publikohen pamjet dramatike

    Jeta Statovci: Gjykata Kushtetuese nuk po e interpreton Kushtetutën – po e rishkruan atë

    OKB-ja thërret takim urgjent pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.