Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Të përgatitur të sjellim edhe njëherë fitore bindëse

    08/05/2025 18:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot kanë nisur fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për zgjedhjet lokale 2025.

    Abdixhiku u shpreh i bindur se në këto zgjedhje do të marrin fitore.

    “Si parti fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me përgjegjësi qeverisëse në nëntë komuna dhe me 206 këshilltarë lokalë, LDK-ja hyn në këtë proces me përkushtim të plotë dhe besim të palëkundur në fuqinë e saj përfaqësuese”, shkroi ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025 e nisëm zyrtarisht sot; në takim me kryetarët e degëve të LDK-së.

    Gjatë javëve në vijim, LDK do të zhvillojë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë. Synimi ynë është të identifikojmë njerëz me integritet, aftësi profesionale dhe gatishmëri për të kontribuar me dinjitet në shërbim të qytetarëve, në çdo cep të vendit.

    LDK fton të gjithë ata që ndajnë vizionin politik dhe vlerat themelore të njëjta si tonat, si dhe ata që kanë vullnetin për të përfaqësuar me përgjegjësi qytetarët e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht të komunave përkatëse të bëhen pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm në shërbim të interesit publik komunal.

    LDK mbetet shtëpi e vlerave të qëndrueshme dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunave. Prandaj, bashkë me anëtarësinë tonë të gjerë dhe çdo qytetar të angazhuar për një Kosovë më të mirë, do të bëhemi pjesë aktive e këtij rrugëtimi. Të përgatitur e të angazhuar bashkërisht do të sjellim edhe njëherë fitore bindëse dhe përfaqësim të dinjitetshëm në çdo komunë të vendit.

    Si parti fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me përgjegjësi qeverisëse në nëntë komuna dhe me 206 këshilltarë lokalë, LDK-ja hyn në këtë proces me përkushtim të plotë dhe besim të palëkundur në fuqinë e saj përfaqësuese.

    Na priftë e mbara! ✌️

    Artikuj të ngjashëm

    Lumir Abdixhiku: Nga një fitues te tjetri – LDK shpall Besnik Osmanin kandidat për Fushë Kosovë

    LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Të Fundit

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.