LajmeZgjedhjet 2025

Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, PS-ja kryeson në 4 bashki

Në pesë bashki të Shqipërisë, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua këtë të diel për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.

Pas përfundimit të procesit të votimit në pesë Bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme po vijon numërimi i votave. Në Tepelenë për herë të parë aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale.

Numërimi fillimisht ka nisur në Tepelenë, Berat e Vlorë. Gjithashtu numërimi po vijon edhe në Cërrik.

Deri në orën 22: 37 Partia Socialiste kryeson në 3 nga 5 Bashki. Përkatësisht në Vlorë, Berat dhe Cërrik. Ndërkohë në Mat ende nuk ka nisur numërimi i votave.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button