Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zgjedhjet 2025, PZAP: Partitë politike u gjobitën me mbi 644 mijë euro, deri tani janë paguar 101 mijë euro

    29/03/2025 19:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më datë 09.02.2025, bazuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjore.

    PZAP-i, njofton se për të gjitha ankesat e pranuara, ka arritur t’i shqyrtoj dhe të vendosë brenda afateve të përcaktuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, sipas kësaj mënyre të vendimmarrjes:

    -Aprovim – 249 vendime,

    -Refuzim – 242 vendime,

    -Të palejuara – 73 vendime,

    -Të tërhequra – 4 vendime,

    -Të pas afatshme – 53 vendime,

    -Të dorëzuara në Komisionin e Pavarur për Media – 17 ankesa,

    -Të dorëzuara në Këshillin e Mediave të Shkruara – 2 ankesa,

    -Pjesërisht të pranuara – 2 vendime.

    Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-i për Subjektet Politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Pulitke, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatet, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro.

    Ndaj vendimeve të PZAP-it, janë paraqitur 47 ankesa në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, ndër to; në 34 raste vërtetohen vendimet e PZAP-ës, ndryshohen pjesërisht 7 vendime, ndërsa 6 vendime të PZAP-ës ndryshohen nga Gjykata Supreme

    Artikuj të ngjashëm

    Katër ankesa të partive politike për rezultatin e zgjedhjeve u refuzuan, këto janë vendimet e PZAP-së

    Ankesa e VV-së për anulim të votave me postë, PZAP del me vendim

    PZAP-së i doli shumë punë në këtë fushatë elektorale, brenda një muaji shqiptoi mbi 645 mijë euro për partitë politike

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.