Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zgjatet afati për riregjistrim të veturave në RSK deri më 15 dhjetor

    01/12/2023 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyjë edhe për 15 ditë afatin për (ri)regjistrimin e automjeteve nga targat serbe të qyteteve të Kosovës në targa RKS me stimulim financiar.

    Afati i ri është 15 dhjetori.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë të datës 30 tetor 2023, me të cilin është shtyrë afati për regjistrim me përfitime financiare për pronarët e automjeteve me emërtimin ‘PR’. ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’ deri më 15.12.2023”, është kumtuar nga ky institucion.

    Shtyrja e afatit është rezultat i kërkesave të shumta dhe interesimit të madh për (ri)regjistrimin e automjeteve me targa RKS, theksohet në kumtesë.

    “Afati i mëparshëm skadon sonte, por ekziston mundësia e zgjatjes së tij”, kanë njoftuar dje nga Drejtoria Veriore e Policisë së Kosovës, e cila një kërkesë të tillë ia ka dërguar MPB-së së Kosovës.

    “Kemi parë shumë interes në ditët e fundit. Gjithashtu, ka disa vështirësi gjatë kryerjes së kontrolleve  teknike. Drejtuesit e automjeteve humbin shumë kohë për këto nevoja administrative. Nuk janë vetëm vetura, ka kamionë, traktorë, kombajna. Ata marrin shumë kohë. Pastaj duhet kohë rreth polisës së sigurimit, për pagesën për këtë”, ka deklaruar dje për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut.

    Ai gjithashtu ka theksuar se edhe pse tollovitë për (ri)regjistrime kanë vazhduar pothuajse gjithë muajin e fundit, ato kanë qenë shumë më të mëdha ditëve të fundit. Ai mendon se kjo është për shkak se njerëzit nuk dinin se çfarë të bënin në fillim.

    “Drejtoria jonë e ka njoftuar Ministrinë e Brendshme për të gjitha këto, me një rekomandim konkret nga rajoni i veriut – t’u jepet njerëzve edhe 15 ditë”, ka theksuar Veton Elshani.

    Artikuj të ngjashëm

    Automjetet me targa RKS po lëvizin lirshëm nëpër Serbi

    Mbi tre mijë targa ilegale të konvertuara në RKS

    Regjistrimi i veturave në veri të vendit po vazhdon me interesim të shtuar

    Të Fundit

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.