Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikime për subvencione për kulturat bujqësore.
Si informoi se aplikimi për pagesat direkte apo subvencione për kulturat bujqësore për vitit 2023 janë zgjatur nga 30 marsi deri më 6 prill në ora 16:00.
“Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, thuhet për më tepër në njoftim./Demos/