Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka reaguar për tragjedinë e përmbytjeve në Teksas, ku të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë ende të zhdukur.
Vance e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi të pakuptueshme” dhe shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se zemra e kombit amerikan është me ata që preken nga kjo katastrofë dhe se të gjithë janë në lutjet e familjes së tij dhe miliona amerikanëve të tjerë.
“U jep atyre prehje të përjetshme, o Zot, dhe le të shkëlqejë drita e përjetshme mbi ta. Shpirtrat e të gjithë besimtarëve të vdekur qofshin të bekuar. Me mëshirën e Zotit, pushoni në paqe,” shkroi Vance, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe lutjes në këto momente të vështira.