Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zëvendësminitri i Jashtëm grek thekson se shtetet e Ballkanit duhet të jenë në BE

    05/09/2024 18:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, njëkohësisht përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike greke, Kostas Fragogiannis i cili po viziton Kosovës në saje të Forumit Ekonomik Kosovë-Greqi.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë takimit, Rizvanolli ndau të arriturat në fushën sektorit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese ku potencoi se që nga vitit 2022 ku avancimi vjetor në fushën e TIK-ut ka qenë 13 %, ka arritur pothuajse të dyfishohet në vitin 2023 në 25 %.

    “Gjithashtu, ajo njoftoi zëvendësministrin grek për të arriturat në fushën e BRE-ve siç ishte suksesi i ankandit të parë solar 100 MË si dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive ku Minisyria e Ekonomisë synon të ndërtojë 950 MË kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme me një investim total 1.2 miliardë euro. Projekti i ardhshëm i cili pritet të zhvillohet është procedura konkurruese për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë nga era me 150 MË me përkrahje të USAID dhe IFC si këshilltar transaksioni, proces ky i cili pritet të merr formën së shpejti”, thuhet në njoftim.

    Greqia është një nga shembujt e mirë në prodhimin e energjisë ku kompanitë kanë ekspertizën dhe përvojën e duhur pasi që rreth 65 % e energjisë së prodhuar është është e pastër. Andaj, Ministrja Rizvanolli kërkoi nga Fragogiannis që të ftoi kompanitë greke për të investuar në fushën e energjisë në Kosovë.

    Nga ana e tij,  Fragogiannis shprehu interesimin e Greqisë për bashkëpunim kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

    “Ndryshe, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis në Forumin Ekonomik do të marrë pjesë së bashku me 16 kompani greke me qëllim që të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, me fokus të veçantë në sektorët e energjisë së ripërtëritshme, TIK-ut, turizmit etj. Zëvendësministri Fragogiannis ritheksoi qëndrimin e Greqisë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe që Greqia është përkrahëse e këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

    BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

    Të Fundit

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.