sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zëvendësministri i Mbrojtjes: Do të përpiqemi ta shfuqizojmë marrëveshjen Thaçi – KFOR, deri atëherë do ta respektojmë

    07/07/2021 19:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se një prej synimeve të kësaj ministrie është që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjë forcë operacionale që ta mbrojë integritetin territorial të Kosovës.

    Syla në Klan Kosova ka përmendur edhe marrëveshjen e vitit 2013 në mes të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe KFOR-it që FSK-ja të mos jetë e pranishme në veriun e Kosovës duke thënë se për sa kohë të jetë valide kjo marrëveshje Qeveria Kurti do ta respektojë dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

    “Është një marrëveshje në mes të KFOR-it dhe ish-presidentit [Hashim] Thaçi ku shkruhet se për një kohë ndalohet që FSK-ja të jetë në veri të vendit. Por, ne jemi në bisedime – kryeministri Albin Kurti pati një bisedë me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg dhe për sa kohë të jetë në fuqi ajo marrëveshje, ne do të jemi në kontakt me KFOR-in që FSK-ja të jetë në atë pjesë”.

    Ai deklaroi se Qeveria e Kosovës do të jetë në vazhdimësi në shqyrtim të këtij vendimi që një ditë i njwjti të shfuqizohet dhe FSK-ja të jetë në tërë territorin e vendit.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Kimberly West caktohet Prokurore e Specializuar në Hagë

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, vazhdon protesta e serbëve përmes pankartave

    Të Fundit

    Kimberly West caktohet Prokurore e Specializuar në Hagë

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, vazhdon protesta e serbëve përmes pankartave

    Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

    Matoshi: Zbythja është bërë strategji e vetme e VV-së dhe Kurtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.