Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zëvendëskryeministri italian takon krerët e diplomacisë së rajonit më 3 prill

    31/03/2023 15:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Italia rikthehet protagoniste në politikat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Nën iniciativën e Antonio Tajanit, ish-kreut të Parlamentit Evropian, sot numri dy i qeverisë Meloni, Italia kërkon të ketë rol parësor në marrëdhëniet evropiane me vendet e këtij territori e në ruajtjen e dialogut e bashkëpunimit rajonal.

    Pas takimit të Triestes mbajtur më 24 janar 2023, Italia mbledh më 3 prill në Romë krerët e diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit italian, njëherësh ministër i jashtëm Antonio Tajani, në vilën qeveritare Vila Madame, do të zhvillohet Takimi Ministror i vendeve Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi e Bosnjë e Hercegovinë.

    Pjesëmarrës do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe kryetari i radhës i Këshillit të Evropës, ministri suedez Tobias Billstrom.

    Ky takim i lartë është një nismë e ndërmarrë nga Italia për të ripërtërirë rolin e saj primar në Ballkanin Perëndimor që synon të inkurajojë dialogun e bashkëpunimin rajonal si dhe rinisjen e integrimit evropian të vendeve të këtij territori, shkruan oranews.

    Agjenda e takimit të Romës është e ndarë në dy pjesë e do të nisë me diskutimet mbi “Procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor e rrugëtimi i së ardhmes”, dhe mbi raportin “BE e Ballkani Perëndimor; rritja e bashkëpunimit mes tyre”.

    Pasdite krerët e diplomacisë së këtyre vendeve do të zhvendosen në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane ku do të mbahet edhe një konferencë e organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare të Observatorit mbi Ballkanin, Kaukazin e Transeuropën.

    Paralelisht do të zhvillohet dy tryeza pune me diskutime mbi çështjet klimatike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e mbi inovacionin teknologjik në sektorin agro-ushqimor.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.