Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zëvendëskryeministri Bislimi tregon prapaskenat se si Borrell u kërkoi ta shtyjnë reciprocitetin 

    05/08/2022 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar që vendimet për shtyrjen e reciprocitetit në dokumente me Serbinë të shtyheshin. Bislimi thotë se kërkesa e Borrell nuk ishte qëllim mirë, dhe ajo ndodhi një ditë para implementimi të marrëveshjes.

    Bislimi shton se qeveria kishte mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe tani kishte bërë detyrat më herët. 

    Ai shton se bashkësia ndërkombëtare ishte në dijeni për vendimin dhe pajtohej me të.

    “Ne kemi marrë vendimin. Dhe kemi qenë të gatshëm si me resurse hnumane e me të tjera që vendimi të zbatohet dhe morëm masa që të informohen qytetarët. Në vendimin e vitit 2021 që kemi marrë për vendosjen e reciprocitetit me targa, ka pasur një vërejte të QUINTIT se vendimi nuk ka qenë tërësisht i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk kishte informacione për qytetarët. Këtë e bëmë këtë herë, në mënyrë që asnjë prej vendimeve të mos ketë lë brenga”, tha ai në RTK.

    Ishim në rregull me bashkësinë ndërkombëtare që nëse vendimi nuk mund të zbatohet për shkak të mungesave tona, atëherë ta shtyjmë afatin. Gjatë gjithë kohës ishim në rregull pasi ishte marrëveshje e nënshkruar në kuadër të dialogut. Por fatkeqësisht, një ditë para implementimit, na ka ardh një kërkesë nga Borrell që të mos vazhdohet me implementim, që unë them se nuk ishte shumë qëllim mirë. Në letër shkruhej në veri ka dezinformata rreth kësaj dhe aty pranohej se pakënaqësia nuk ishte në banorët serbë, por ishin të importuara nga jashtë. Aty pranohej se me shtyrjen prej një muaji, atëherë Vucic nuk mund të përgatiste ato skenarët e tij. Për dokumentin për hyrje-dalje ne tham se nuk kishte nevojë që të kishte brenga, pasi ajo vetëm do u jepej njerëzve që do të futeshin e jo banorëve të veriut. Borrell nuk ishte i kënaqur me përgjigjen. Pastaj kishim vizitën e Hovenier, e cila ishte shumë qëllim mirë dhe kishte për qëllim zbehjen e qëndrimit jo parimor, mudn të them , të Borrellit”, shtoi Bislimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.