Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zeqiri: Kosova është në izolim, duhet t’i dëgjojë ndërkombëtaret

    06/08/2024 19:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aksionin e Qeverisë së Kosovës ku u mbyllën disa posta që operonin pa licencë në veri të vendit, drejtori i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, Adrian Zeqiri, e quajti legjitim, por që duhet të ketë një koordinim më të mirë me partnerët ndërkombëtarë lidhur me vendime të tilla.

    “Çdo hap që e merr qeveria në veri është legjitim, sepse aty kanë funksionuar një numër i madh i institucioneve që s’kanë pasur legjitimitet, por tani qeveria shkon përnjëherë dhe e ndërpret në mënyrë të përnjëhershme funksionimin e këtyre institucioneve, e kjo mund të shkaktojë tensione etnike, duke përfshirë edhe shpërnguljen e serbëve lokalë, çka ne si Kosovë nuk do të duhej ta lejonim. Do të duhej të shiheshim si një qeveri përgjegjëse që merr në mbrojte minoritetet e saj”, deklaroi Zeqiri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

    Tutje ai vlerësoi se Qeveria e Kosovës është në një izolim nga faktori ndërkombëtar, nga faktori i Bashkimit Evropian dhe nga ShBA-të.

    “Ky izolim ka ardhur si rezultat i moskomunikimit e i mos renditjes së veprimeve të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë. Nuk është pozicion i mirë që Kosova të jetë në një pozicion të izolimit”, deklaroi ai.

    Sipas Zeqirit, shtrirja e sovranitetit të institucioneve të Kosovës në pjesën veriore është një hap për t’u përshëndetur, por që në të njëjtën kohë nuk duhet që kjo të bëhet në dëm të marrëdhënieve të shëndosha të cilat për Kosovën janë jetike, si ato me ShBA-të dhe BE-në.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.