Aktorja Kaltrinë Zeneli ka pretenduar në emisionin Pressing në T7 se është goditur nga prapa në kohën sa ishte duke vozitur, por që policia e ka cilësuar fajtore.
Zeneli, thotë se policia ka shkelur një ligj duke e bërë këtë cilësim.
Ajo shton se këtu ka ndikuar fakti që ajo është grua.
“Policia m’ka qitë fajtore edhe pse një burrë m’ka goditë nga prapa me veturë”, tha ajo.
Këtë pretendim e ka bërë ajo në emision ku po diskutohet për të drejtat e grave. Tema e emisionit është në vijë me Ditën e Gruas, 8 marsin.