LajmeZgjedhjet 2025
Zemaj tregon deputetët e LDK-së që VV-ja iu bëri presion
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se LDK-ja ka refuzuar kategorikisht të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga ai.
Zemaj e ka cilësuar të pavërtetë këtë pretendim, duke theksuar se Kurti asnjëherë nuk ka dërguar kërkesë zyrtare për takim apo për diskutim konkret për formimin e qeverisë së re.
Ai përmendi edhe disa deputet të LDK-së që sipas tij VV-ja iu bëri presion.
“Marigonës, Antonit, Serbezes, i kanë bërë presion VV-ja”, tha ai.