Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Zelenskyy viziton Poloninë, takim me udhëheqësit e vendit fqinj

    05/04/2023 17:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po qëndron për një vizitë zyrtare në Poloni për të falenderuar vendin fqinj për mbështetjen e dhënë pas nisjes së agresionit rus.

    Zyrtarët polakë thanë se bisedimet e zotit Zelenksyy me Presidentin Andrzej Duda u përqënduran tek konflikti në Ukrainë dhe bashkëpunimi e mbështetja ndërkombëtare për Kievin. Zoti Zelenkyy takohet edhe me kryeministrin polak dhe me refugjatët ukrainas që u larguan drejt Polonisë pas sulmit nga Rusia.

    Vizita e zotit Zelenskyy në Varshavë ishte njoftuar paraprakisht, ndryshe nga udhëtimet e tij të tjera, të paparalajmëruara në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Belgjikë. Një zyrtar polak tha se kjo ishte hera e parë që Presidenti udhëtoi jashtë vendit së bashku me zonjën e pare Olena Zelenska, që prej nisjes së sulmit nga Rusia në shkurt të vitit të shkuar.

    Polonia ka qenë një aleat kyç për Ukrainën pas sulmit nga Rusia. Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët rreth 1,5 milionë refugjatë ukrainës janë regjistruar për të siguruar statusin e mbrojtjes së përkohshme në Poloni. Polonia ka shërbyer gjithashtu si qendër kryesore për shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe ushtarake që vendet partnere kanë dërguar për Ukrainën.

    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re ndihme ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën që përfshin armatime për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”.

    Në fjalimin e përnatshëm të mërkurën, para vizitës në Poloni, presidenti Zelenskyy falenderoi presidentin Joe Biden, Kongresin dhe popullin amerikan për ofrimin e kësaj ndihme.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani takon Zelenskyn në Dubrovnik, gjatë Samitit të liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore

    Zelensky shkarkon komandantin e forcave ajrore të Ukrainës

    Zelensky i lutet Perëndimit t’i heqë kufizimet në armë, pasi një sulm rus vret gjashtë njerëz

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.