Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh i lumtur që Boris Johnson do të mbetet kryeministër i Britanisë së Madhe, pas një votëbesimi të hënën. Zelensky u quajti Johnsonin mik të vërtetë të Ukrainës.
“Jam shumë i lumtur që nuk e kemi humbur një aleat të rëndësishëm, ky është një lajm i madh”, tha Zelensku për Financial Times.
Kujtojmë që Boris Johnson në muajin prill ka qenë për vizitë në Kiev, ku është takuar edhe me presidentin Zelensky.