Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se e ka takuar homologun e tij amerikan, Donald Trumpin.
Zelensky tha se e uroi Trumpin për sulmin ndaj Iranit, të cilin e quajti operacion të suksesshëm në Lindjen e Mesme.
“Është e rëndësishme që veprimet e ShBA-së jo vetëm që kanë dobësuar programin e tyre bërthamor, por edhe prodhimin e dronëve. Me Presidentin diskutuam për mbrojtjen e popullit tonë, duke filluar me blerjen e sistemeve PPO amerikane për të mbuluar qytetet tona, popullin, kishat dhe infrastrukturën”.
“Ukraina është gati të blejë këtë pajisje dhe të mbështesë prodhuesit amerikanë të armëve. Evropa mund të ndihmojë. Diskutuam gjithashtu për bashkëprodhimin e mundshëm të dronëve. Mund të fuqizojmë njëri-tjetrin”, shkroi Zelensky.
Tutje, ai u shpreh se Trumpit i tregoi për mënyrën se si u mbajtën takimet e ekipeve teknike në Stamboll dhe për shkëmbimet e të burgosurve dhe trupave të pajetë.
“Diskutuam për situatën në fushën e betejës. Putini me siguri nuk po fiton. Ia paraqita Presidentit faktet për atë që po ndodh vërtetë në terren”, tha Zelensky.