Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zelensky nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Fondit të Investimeve SHBA–Ukrainë

    12/05/2025 21:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe që themelon Fondin e Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë.

    Në faqen zyrtare të presidencës thuhet se Ligji Nr. 0309 për ratifikimin e marrëveshjes për mineralet u kthye me firmën e presidentit të hënën dhe akti u dërgua po atë ditë, duke përmbyllur procedurën formale të ratifikimit, raporton Telegrafi.

    Më 8 maj, Parlamenti i Ukrainës votoi në favor të ratifikimit të marrëveshjes për mineralet me Shtetet e Bashkuara, duke hapur rrugën për krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtim.

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë, Yuliia Svyrydenko, deklaroi se “Fondi do të fillojë të funksionojë brenda disa javësh nga ratifikimi i marrëveshjes”.

    Marrëveshja në fjalë ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për disa muaj, për shkak të tensioneve të mëparshme verbale mes presidentit ukrainas dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku ky i fundit e kishte akuzuar Zelensky-n për mungesë mirënjohjeje ndaj ndihmës së ofruar nga SHBA për Ukrainën

    Artikuj të ngjashëm

    Grupi i parë i afrikanojugorëve të bardhë zbarkon në SHBA, sipas planit të Trump për refugjatët

    “Fundi i Shqipërisë”, Kraki me vizion fatalist edhe për Shqipërinë, pas atij për Amerikën

    Trump: Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë shumë të mira

    Të Fundit

    Berisha s’e pranon rezultatin e zgjedhjeve: Ishin më të manipuluarat në histori

    Deklarata të kundërta për atë se çfarë u diskutua, Guerot e zbulon se Kurti vetë i ftoi diplomatët në ZKM

    Nënshkruhet Marrëveshja për Siguri në Komunikim ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it

    Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen shtatë persona në polici

    Ankesa për mangësi në aktakuzën ndaj tij, kjo është ankesa e Hashim Thaçit kundër administrimit të drejtësisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.