sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Zelanda e Re ka pesë herë më shumë dele se njerëz

    22/05/2023 22:55
    A flock of white domestic sheep (Ovis aries), standing in a field and staring at the camera.,Getty August 2017
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Zelandën e Re ka pesë herë më shumë dele se sa njerëz, por ky është ndryshimi më i vogël mes tyre që nga mesi i shekullit të 19-të.

    Zelandezët kanë shumë më pak dele se ‘rivalët’ e tyre australianë, sipas agjencisë shtetërore të statistikave Stats NZ, pavarësisht se shpesh janë subjekt i shakave të tyre. Numri i deleve në Zelandën e Re u ul me 400,000 (dy për qind), kështu që në qershor 2022 ishin 25.3 milionë, sipas regjistrimit të bujqësisë, i cili kryhet një herë në pesë vjet.

    “Raporti i deleve ndaj njerëzve ra nën pesë me një në 2022, hera e parë që nga regjistrimi i parë në vitet 1850,” tha analisti i Stats NZ, Jason Atwell.

    Edhe 40 vjet më parë, në Zelandën e Re kishte 22 herë më shumë dele se sa njerëz. Rivalët e tyre më të mëdhenj, australianët, ende mbeten prapa në numrin e deleve për frymë.

    “Në total, Australia ka tre herë më shumë dele se Zelanda e Re, por raporti i tyre është vetëm rreth tre dele për çdo australian,” theksoi ai.

    5.2 milionë njerëz jetojnë në Zelandën e Re dhe vendi është një nga eksportuesit më të mëdhenj të leshit në botë. Vitin e kaluar ka eksportuar lesh me vlerë 284 milionë dollarë.

    Megjithatë, rritja e kostove të bujqësisë dhe rënia e çmimeve të leshit kanë parë rënien e numrit të deleve nga 72 milionë në vitet 1980.

    Artikuj të ngjashëm

    Tërmet i fortë godet Zelandën e Re

    Një tërmet 6.1 ballë godet Zelandën e Re

    Zelanda e Re goditet nga përmbytjet ekstreme

    Të Fundit

    Pronari i lokalit ku kishin mbetur të ngujuar gazetarët, i ndihmon që të largohen nga Zveçani

    Italia solidarizohet me KFOR-in pas zhvillimeve në veri: Tre ushtarë italianë janë në gjendje të rëndë

    Policia: Situata vazhdon të jetë e tensionuar, po qarkullojnë grupe kriminale të armatosur e të maskuar

    PDK fton Osmanin dhe Kurtin të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë

    Drejtori i Spitalit në Mitrovicë: Më shumë se 53 të lënduar, një në rrezik për jetën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.