Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zeka: Përkundër rënies së inflacionit, çmimet mbesin të larta

    10/01/2024 09:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka ka thënë se rritja ekonomike për vitin 2024 do të jetë 4.2 për qind.

    Ai për Ekonomia Online theksoi se vendi e ka mbyllur vitin me një normë të ulët të inflacionit rreth 4 për qind por që çmimet vazhdojnë të mbesin të larta për shkak të çrregullimeve në zingjirët e furnizimit global

    Kjo siç thekson ai, Kosova ka një bazë të ulët të prodhimtarisë.

    Ai ka shtuar se Kosova vazhdon që të ketë njërën prej normave më të larta të rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por që thekson se kjo normë nuk i mundëson vendit që të zë hapin me zhvillimet e kontinentit të Evropës.

    Zeka ka thënë se zhvillimi ekonomik nuk ka qenë prioritet i as një qeveri që nga pas lufta, teksa apelon te ekzekutivi që ta bëjë një gjë të tillë këtë vit.

    Ai ka theksuar që Kosovës i nevojitet një strategji gjithëkombëtare për zhvillimin ekonomik e ku në të duhet që të përfshihen të gjithë “hisedarët”.

    “Me sinqeritetin më të madh e them që realisht ekonomia nuk duket që të jetë prioritet i as njërës prej qeverive që i kemi pasur prej viti 99 e tutje, sidomos pre viti 2008 e tutje prej kur Kosova është shtet i pavarur. Realisht duket që këtu çalojmë mungesa e një strategji gjithëkombëtare për zhvillimin ekonomik e cila do të jep drejtim zhvillimeve që lidhen me ekonominë edhe aspektin social, duket që po e gjymton vendin do të thotë në këtë aspekt. Këtu realisht besoj që qeveria këtë vit, vitin 2024 duhet ta caktoj me të vërtet të cilin zhvillimi ekonomik do të trajtohet me prioritet, por megjithatë duke pasur parasysh gjatë tërë kohës që zhvillimi ekonomik nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve të vendit por në këtë aspekt duhet që të përfshihen në komunikim së paku edhe hisedarët e tjerë jo institucional, profesor universitar, ekspert të ekonomisë, përfaqësues të instituteve të ekonomisë. Ajo që është më e rëndësishmja  ata të cilët realisht përfaqësojnë interesat e atyre që janë bartës ose janë motor i zhvillimit ekonomik të vendit pra sektori privat e që janë Odat Ekonomike edhe Asociacionet e biznesit. një dialog i tillë ndërmjet sektorit publik edhe sektorit privat ka munguar përgjatë viteve të fundit e sidomos me këtë qeveri”, ka thënë ai

    Zeka ka theksuar se rritja ekonomike për këtë vit pritet që të jetë 4.2 për qind nëse shteti aktivizon shtyllat kryesore të cilat mundësojnë rritjen ekonomike të vendit, e që sipas tij janë investimet kapitale edhe ruajtjen e konsumit, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka thënë se Kosova vazhdon që të ketë njërën prej normave më të larta të rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimore, por që sipas tij, kjo normë e rritjes ekonomike nuk i mundëson vendit që të zë hapin me zhvillimet e kontinentit të Evropës.

    Artikuj të ngjashëm

    Zeka: Nuk është larg mensh që për shkak të presionit kompanitë të zhvendosen nga Kosova në Shqipëri

    Zeka: Përtej aspektit monetar, ndikimi më negativ i masave të BE’së është te imazhi i vendit

    Zeka: Duke i thënë “po” Marrëveshjes në Ohër, Kosova u pajtua t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.