Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Gabriel Escobar është dashur që gjatë vizitës në Beograd ta kërkojë njohjen e Kosovës prej Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke thënë se Kurti është dashur të emërohet këshilltar i emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, tentimi i Kurtit për ta këshilluar diplomatin amerikan është qesharak.
“Lajmi i fundit. Albin Kurti “emrohet” këshilltar i emisarit amerikan, Escobar. Detyra e Kurtit eshte qe ta mesoje Escobarin se çka me fole ne Beograd. Kuku çfare mendesie bre?! Kjo eshte njesoje sikur Halla Vase qe i binte daulles me ja mesu matematiken Ajnshtajnit! Krejte ka rreshqite njeri…”, ka shkruar Zeka.