Gazetari Milaim Zeka ka reaguar për intervistën e zëvendësdrejtorit të RTK-së Adi Krasta. Zeka ka thënë se nuk ka raste të tjerë ku një zv.drejtor modern një spektakël siç bën ai.
Tutje Zeka ka shkruar se Krasta ka gabuar që nuk ka kërkuar falje publikisht në emër të RTK-së, Nacionales e Periskopit.
E plotë:
Ku gaboi Adi Krasta mbreme?
Gjate nje interviste dhene ne RTK, Adi Krasta u mundu me na i tregu shume rregulla e shume rende ne gazetari, duke harruar se ne qe e degjonim, nuk jemi bash per tallje.
E para, po i them Adi Krastes qe nese ma gjene nje zv. drejtor te nje tv publik, dhe jo vetem, qe moderon nje spektakel sikurse beri Adi, une largohem nga jeta publike. Adi e di, po nuk e thote, se ne keto vendet ballkanike, nuk ka rregulla, nuk ka norma, nuk ka etik. Keni pa ju ne ndonje vend perendimor qe drejtori, ose producenti i pergjithshem te kete emision te vetin? Jo!
E nejse. Gabimi i Adi Krastes mbrem eshte se ai nuk kerkoj publikisht falje ne emrin e RTK-se ndaje Nacionales dhe Periskopit.
Kete ka mundur dhe eshte dashur ta beje. E ka pas detyrim ligjor, etik, moral, profesional!