Gjatë transmetimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, është dëgjuar një person duke sharë, me ç’rast GazetaDemos kapublikuar edhe videon.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se personi që dëgjohet duke thënë “Q**** tradhtarin” është deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.
“Niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala. Dëgjojeni”, ka shkruar ai krahas videos.