Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, i ftuar në një emision televiziv ka folur për reformat e reja të PDK-së, shkruan GazetaDemos.
Mes tjerash ai ka folur edhe për Qeverinë Kurti dhe premtimet e dhëna në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, me ç’rast kryeministrin Kurti e quajti “reper politik”.
“Pas 14 shkurtit qytetarëve iu është thënë çdo fjalë e ëmbël e mundshme, me një farë stili, njëfarë reperi politik, është reper politik Albin Kurti, i cili i lidh fjalët, i thotë dhe me ato fjalë ka fitu”, është shprehur Abduhallu në Kanal 10.
Tutje, ai ka thënë se Kurti votat i ka fituar duke përmendur Bashkimin Kombëtar, derisa theksoi se sot kryeministri i vendit është shëndruar në një “kosovocentrist ekstremist”, transmeton GazetaDemos.
“Sot, ajo cfarë ka bo Kurti në raport me Shqipërinë, ma të fortë i ka bunkerat që i ka ndërtu Kurti se sa Enver Hoxha. Ka ndërtu bunkera të një mendësie përjashtuese ndaj Shqipërisë. Ai ka përfundu në një kosovocentrist ekstremist, se kosovocentrizmi gëzon respekt, jam unë kosovocentrist, por kosovocentrist ekstremist bëhesh kur përjashton shqiptarizmin si vlerë”, potencoi zëdhënësi i PDK-së.