Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Zbulohet rroga stratosferike që mund ta marrë Benzema në Arabinë Saudite

    01/06/2023 13:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Karim Benzema pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen.

    Sulmuesi francez e ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga Arabia Saudite.

    Në fakt, Topi i Artë mund ta pranojë ofertën e marrë nga Al-Ittihad, i cili është duke e pritur një përgjigje nga ai.

    Sipas ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, 35 vjeçari do të paguhet 100 milionë euro në vit nëse pranon të transferohet në Jeddah.

    Benzemas do t’i skadojë kontrata me Realin gjatë verës dhe madrilenët ia kanë bërë gati një kontratë të re njëvjeçare.

    Por, ish-përfaqësuesi francez po e sheh veten më shumë në Arabinë Saudite, ku do të paguhej shumëfish më shumë.

    Në javët në vazhdim do të dihet nëse Benzema do të luajë në La Liga apo në Saudi Pro League në sezonin 2023/24.

    Benzema ka fituar gjithçka me Realin dhe ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

    Sidoqoftë, ai mund ta ndjek rrugën e shokut të tij, ish-bashkëlojtarit Cristiano Ronaldo, i cili vendosi që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë pikërisht në Lindjen e Mesme, në ekipin Al-Nassr.

    Në vend të tij, në “Santiago Bernabeu” mund të përfundojë sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.

    Artikuj të ngjashëm

    Kosovari në Spanjë e pranon publikisht: Jam unë ai që vodha shtëpinë e Ronaldos dhe Benzemas

    I gjithë fjalimi emocionues i Benzemas në lamtumirën e tij nga Real Madridi

    Benzema në lamtumirën e tij: Doja të përfundoja karrierën në Real Madrid

    Të Fundit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.