Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zbulohet rrjet prostitucioni në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze – organizatorja kërkohet në Britani

    20/06/2025 09:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Storm 4”, pas një hetimi dyjavor për veprimtari të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit.

    Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestua shtetasja kineze F. W., 46 vjeçe, e cila dyshohet se ishte organizatorja dhe drejtuesja e rrjetit të prostitucionit.

    Po ashtu, u arrestuan edhe tre shtetase të tjera kineze: L. M. (55 vjeçe), L. Ch. (49 vjeçe) dhe Zh. H. (47 vjeçe), për veprën penale “Prostitucioni”. Në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe dy shtetase kineze dhe tetë shtetas shqiptarë.

    Autoritetet shpallën në kërkim shtetasen K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për përshtatjen e ambienteve për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

    Nga hetimet u zbulua se një vilë dykatëshe e marrë me qira ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaporta, para cash në euro e dollarë, karta banke dhe telefoni.

    Dyshohet se aktiviteti ishte i lidhur me një rrjet më të gjerë jashtë vendit, i koordinuar përmes një call center-i.

    Hetimet janë në vijim.

    Artikuj të ngjashëm

    Hasani: Shqipëria mbështet politikisht Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje

    Kancelari gjerman:  Izraeli po bën “punët e pista” për të gjithë ne

    Rritet çmimi i biletave për autobusët Podujevë-Prishtinë

    Të Fundit

    Hasani: Shqipëria mbështet politikisht Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje

    Zbulohet rrjet prostitucioni në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze – organizatorja kërkohet në Britani

    Kancelari gjerman:  Izraeli po bën “punët e pista” për të gjithë ne

    Rritet çmimi i biletave për autobusët Podujevë-Prishtinë

    Ku është materiali bërthamor, deklarohet komandanti iranian: E kemi zhvendosur para se të sulmonte Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.