Është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të dëshmorit Hamdi Hajrizi në Stroc të Vushtrrisë.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo pllakë përkujtimore është bërë me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së Hamdi Hajrizit dhe dëshmorëve të tjerë.
Postimi i tij:
LAVDI DËSHMORIT HAMDI HAJRIZI
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorëve të Kombit: Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Imeri, Toni e Mici, në prani të familjarëve të dëshmorëve, qytetarëve të Vushtrrisë, e me mysafir si kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, deputeteve znj.Musliu e znj.Haxhiu, në nëntorin e Skënderbeut, Adem Jasharit e UÇK-së, organizuam Akademi Solemne për zbulimin e pllakës përkujtimore në nderim të Dëshmorit Hamdi Hajrizi, që me krenari do të qëndrojë në Strocin Heroik.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!