Atletico Madrid raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për Joao Felixin gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi portugez vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Wanda Metropolitano”, edhe pse trajneri Diego Simeone këmbëngul se ai është futbollist kyç në skuadrën e tij.
Sipas “Marca”, Bayern Munichi shfaqi interesim serioz për Felixin në afatin kalimtar të verës.
Madje, kampionët gjermanë thuhet se dërguan një ofertë prej 100 milionë eurosh për ish-sulmuesin e Benficas, por që nuk u pranua nga klubi spanjoll.
Ndryshe, 22-vjeçari me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.