Policia e Kosovës sot ka kryer një operacion të gjerë në veriun e vendit, duke u përqendruar në luftimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë kontrabandën e armëve dhe municionit, shkruan Gazeta Demos.
Operacioni është realizuar në 21 lokacione në Mitrovicë, ku janë arrestuar gjithsej 16 individë.
Me vendim të prokurorit, 13 nga këta 16 të arrestuar janë vendosur në paraburgim.
Më herët Demos ka raportuar se njëri ndër të arrestuarit është edhe zyrtari policor me nacionalitet serb.
Ndërkaq, mediat lokale atje kanë zbuluar identitetin e policit e që bëhet fjalë për T. Radiojevic.
Ai është ndaluar në Mitrovicën e veriut, ndërsa ka shtëpi në Mitrovicën e veriut dhe Zveçan.