Sot, OVL e UÇK- së, në Drenas, së bashku veteranë të njësive të ndryshe të UÇK-së, që vepruan në këtë zonë, zbuluan dhjetëra pllaka përkujtimore në Llapushnik.
Aty, ish-luftëtarë të UÇK-së, bashkë me veptimtarë të celulave të para dhe pronarë të këtyre shtëpive evokuan kujtime dhe aksione nga lufta. Njëra ndër pllakat ishte ajo e heroit të Kosovës Agim Çelaj.
Ndër të tjerat, fjalë nderi mbajti deputeti Ferat Shala, i cili vlerësoi lart kontrubutin e secilit pjesëmarrës të cilët ishin pjesë e këtyre bazave të njësitëve të UÇK-së.
Të pranishmit ishin mirënjohës edhe për kontributin e dhënë për ngritjen e këtyre pllakave, z. Bislim Zogaj.