Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Zbulohen dy personazhet e njohura që do të jenë pjesë e kastit të filmit të Luizit dhe Oltës

    21/06/2023 09:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

    “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë dhe një tjetër aktor i mirënjohur i artit shqiptar që do të jetë pjesë e kastit, Ndriçim Xhepa. Ai ka qenë një aktor i njohur që luante në filma dhe teatër që nga koha e regjimit komunist. Gjithashtu, një surprizë e këtij projekti është edhe pjesëmarrja e blogeres së njohur, fitueses së ‘DWTS’, Sara Hoxha.

    Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.

    Artikuj të ngjashëm

    Luizi dhe Melinda zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre

    E thirri Luizin me bujt, gruaja nga Kosova nuk përmbahet: E kam si djalin tim

    “Më ka ofenduar sërish”, Dea Mishel thotë se s’flet më me Luizin

    Të Fundit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Cakolli: Dehari duhet të zëvendësohet – deputetëve iu cenua e drejta për të votuar

    Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.