Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zbulimi i tmerrshëm në Serbi rikthen traumat në fshatin kosovar

    08/07/2021 16:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Familjarët e viktimave të luftës nga fshati i vogël Rezallë i Kosovës thonë se zbulimi i fundit i trupave që ishin fshehur në një varr masiv në Serbi i ka ringjallur kujtimet traumatike të vrasjeve brutale në vitin 1999.

    Shiu i madh e ndaloi përkohësisht punën Besim Deliut në varrezat përkujtimore në fshatin Rezallë, ku ai kishte shkuar për të pastruar varrin e babait të tij.

    Varri ka mbetur i zbrazët për më shumë se dy dekada ndërsa ai ishte në pritje të gjetjes së trupit të babait të tij Xhelilit, dhe atij shpesh i është dashur të largojë ujin që është grumbulluar aty gjatë reshjeve të shiut.

    Xhelil Deliu ishte në mesin e 98 civilëve shqiptarë të Kosovës që u vranë nga forcat serbe më 5 prill të vitit 1999, në Rezallë. Një ditë më pas, serbët u kthyen për ti marrë trupat me vete, duke i transportuar shumë prej tyre në varrezë masive pranë Rashkës në Serbinë jugore përmes një tentimi për fshehjen e gjurmëve të vrasjeve.

    Deri në muajin e kaluar, Xhelil Deliu dhe gjashtë të tjerë ishin personat e fundit të listuar ende si të zhdukur nga kjo masakër.

    Besim Deliu deklaron se tash së fundmi atij i ishte thënë jozyrtarisht se eshtrat e babait të tij ishin gjetur në një varr masiv në Kizhevak në Serbi gjatë ekshumimit në muajin qershor pasi fotografitë satelitore u përdorën për të lokalizuar vendvarrezën në një minierë të largët në qiell të hapur afër Rashkës.

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se eshtrat e të paktën nëntë individëve u gjetën dhe se procesi i identifikimit të ADN pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

    “Shpresojmë që pas 22 vitesh, më në fund t’i azhurnojmë me të dhëna të gjitha varret tona familjare”, deklaroi Deliu për BIRN në shtëpinë e tij në Rezallë.

    Besim Deliu: Vëllai im ka gërmuar një gropë dhe ka gjetur trupin e djalit të tij

    Deliu kujton se ishte pasdite e 3 Prillit të vitit 1999, kur ai dhe disa nga të afërmit e tij meshkuj ishin në malin afër fshatit dhe dëgjuan britma dhe piskama.

    Nipi i tij gjashtë vjeçar Blearti dhe nipi Lulever, 12 vjeçar, u vranë nga një snajper nga forcat e policisë serbe që kishin rrethuar fshatin.

    Pastaj policia grumbulloi gratë, fëmijët dhe të moshuarit, duke i dërguar si turmë drejt rrugës.

    “Lulveri mbeti i vdekur në oborr. Blearti gjithashtu. Por kunata ime mendoi se djali i saj Blearti ishte akoma gjallë dhe e mori atë në krahë. Por ai nuk ishte gjallë,” tha Deliu.

    “Kur familjet arritën në fshatin fqinj Marinë, një polic serb e preku fëmijën në qafë dhe i tha asaj:‘ Ai ka vdekur. Lëreni këtu! ’Ajo u detyrua ta shtrijë atë pranë rrugës dhe të vazhdojë të ecën tutje.”
    Më shumë se 30 anëtarë të familjes së tij, përfshirë motrën e saj të plagosur, ishin mbyllur atë natë dhe të nesërmen në një hambar të vogël në fshatin Marinë.

    Në mëngjesin e 5 prillit, serbët i ndanë gratë nga burrat. Grave u thanë që të shkonin drejt qytetit të Drenasit ndërsa tre burrat e moshuar, përfshirë babanë e Besimit, Xhelilin, u urdhëruan të kthehen në fshatin Rezallë.

    Në Rezallë, burrat dhe gratë ishin ndarë gjithashtu nga njëri-tjetri. Ndërkohë që gratë u urdhëruan të largoheshin nga fshati, burrat u vranë në një shtëpi. Një ditë më vonë, forcat serbe mblodhën trupat e pajetë në dy kamionë dhe i çuan në vende të ndryshme në Serbi.

    Më shumë se dy muaj më vonë, babai i Bleart Deliut, trupi i të cilit ishte lënë në rrugë nga nëna e tij, e gjeti të varrosur aty afër.

    “Në fund të qershorit 1999, vëllai im vendosi të hapë disa gropa në fushat e fshatit Marine dhe ai gjeti fëmijën e tij brenda njërës prej tyre. Një plumb e kishte goditur atë në zemër,” tha Besim Deliu.

    Dy të afërm të tjerë që ishin me Xhelil Deliun ditën që ai vdiq u gjetën të varrosur bashkë me viktimat e tjera pranë vendit të masakrës. Mirëpo eshtrat e Xhelil Deliut nuk u gjetën aty.

    Pjesë trupi nga varreza fillestare afër vendit të masakrës u zhvendosën në vendvarrezat dytësore, dhe si shumë familje të tjera të personave të zhdukur, Besim Deliu deklaron se familja e tij nuk pret të marrë trupin e plotë, por vetëm një apo copë mbetje të tij.

    ‘I kanë marrë të vdekur dhe i kanë fshehur’

    Familjet tjera, më të dashurit e të cilëve u vranë në masakrën në Rezallë dhe trupat e të cilëve u fshehën më pas në Serbi, po ashtu kanë pritur më shumë se dy dekada për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me ta.

    Granit Deliu tani është 22 vjeç dhe ai asnjëherë nuk e njohu gjyshin e tij Nezirin, i cili u zhduk në Rezallë në vitin 1999.

    “Njëzet e dy vjet është një kohë e gjatë. Fëmijët apo nipërit e mbesat e njerëzve të zhdukur janë tani në moshë madhore dhe disa prej tyre nuk i kanë njohur kurrë ata. Unë jam njëri prej tyre,” tha ai për BIRN.

    Ai shkoi në Kizhevak në Serbi muajin e kaluar për ta vizituar vendin ku u zhvarrosën eshtrat.

    “Ishte zhgënjyese për mua dhe babanë tim ta shihnim zhvarrosjen. Ata [forcat serbe] nuk i donin gjallë këtu [në Kosovë], por i morën të vdekur dhe i fshehën ata, “tha ai.

    “Duke i shikuar mbetje e zhvarrosura zbuloi momentet e fundit të jetës së tyre. Më dukej sikur ende mund ta dëgjoja zërin e tij ”, tha djali i Nezir Deliut, Shabani.

    Në Rezallë, pikellimi përtërihet sa herë që eshtrat e dikujt që u vra në këtë masakër kthehen në shtëpi.

    Salih Ahmeti po ashtu është në pritje të eshtrave të nënës së tij Shehides, e cila ishte 90 vjeçare kur u zhduk.

    Ajo u zhduk më 5 prill të vitit 1999, pasi forcat serbe urdhëruan gratë dhe fëmijët të largoheshin nga fshati.

    Kolona e fshatarëve që u larguan nuk arriti të shkojë edhe aq larg sa t’i dëgjonte të shtënat, dhe forcat serbe ndaluan Shehiden dhe një burrë që po e ndihmonte atë.

    “Nuk e kemi ditë asnjëherë nëse ajo u vra dhe u dërgua në Kizhevak”, tha Ahmeti.

    “Çfarë ironie tragjike – ajo besonte se si një invalid që ishte, asgjë nuk do t’i ndodhte asaj. Frika e saj ishte se çfarë do të ndodhte me ne”.

    Të Fundit

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Von der Leyen bisedon me Netanyahun: Evropa ka qenë e qartë, Irani kurrë me një armë bërthamore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.