Analistja Zana Avdiu, ka reaguar pas lajmit se analisti tjetër Xhevdet Pozhari është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Me anë të një postimi në Facebook, Avdiu ka thënë se Pozhari është emëruar në këtë post për shkak se ishte militant i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Analisti i pavarur, me shpejtesi bahet keshilltar i pavarur. Edhe ato, per shendetesi. S’ka lidhje a ia ka haberin per shendetesi a jo, se ma berllok shendetsia nuk bahet, me rendesi me rahatu dikund militantin”, ka shkruar Avdiu.