Zana Avdiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se, sipas standardeve të VV-së, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është “oligarke”.
Avdiu ka komentuar deklarimin e pasurisë të pushtetarëve, duke shtuar se VV dikur i sulmonte personat që kishin pasuri të ngjashme.
“Nuk është puna vetëm tek ministrat. Shikoni edhe këshilltarët. Edhe ata kanë shuma marramendëse. Ministrja e Ekonomisë i kishte 200 mijë euro kursime. Sipas standardeve të VV-së kjo ministre tani është oligarkë”, tha ajo.
“Po të ishte Rizvanolli ministre në vitin 2017 në PDK do të sulmohej ashpër nga VV-ja e opozitës”, shtoi ajo.