sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zalli, Tolaj dhe Mehmeti ndër më të paguarit në vend, marrin paga mbi 4 mijë euro

    05/07/2021 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Janë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme të pavarura të cilët paguhen prej 3 mijë deri në rreth 4500 euro në muaj.

    Ndër më të paguarit në vend është drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Valon Tolaj me 4 mijë e 432 euro në muaj ose 53 mijë euro në vit.

    Valon Tolaj

    Pas tij, rendit guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me 52,514.61 euro në vit ose 4 mijë e 376 euro në muaj.

    Fehmi Mehmeti

    Ndërsa, më i paguari në vend deri para dy viteve, drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli merr pagë mujore hiç më pak se 4 mijë e 29 euro ose 48 mijë e 349 euro në vit. Zalli deri në vitin 2019 ka marrë pagë mujore deri në 6 mijë euro.

    Adrian Zalli

    Drejtori Tolaj, guvernatori Mehmeti dhe drejtori Zalli në kuadër të pagave kanë deklaruar edhe pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.

    Artikuj të ngjashëm

    Guvernatori Mehmeti priti në takim misionin e FMN-së

    Guvernatori Mehmeti jep sqarime pas deklaratave të kryetarit të Bordit të BQK-së

    ​Guvernatori s’tregon për dividentat e tërhequra nga bankat: Ato nuk paguajnë tatim në dividentë

    Të Fundit

    Haradinaj thotë se Kurti është patriot fals: S’mund ta kërcënojë një shtet tjetër me fuqinë e NATO-s 

    Hoxha ironizon me Escobarin: “Unë emisari, mund t’i vendosi kushte kryeministrit të zgjedhur të Kosovës”

    Walker: Duke e toleruar vazhdimisht Serbinë, nuk do të ketë qetësi në veri

    Kurti e falënderon ambasadorin austrilian për strehimin e 4 mijë emigrantëve kosovarë në Australi gjatë vitit ’99

    Dardan Gashi: Gabriel Escobar është xhebrail i Albin Kurtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.