Zafir Berisha, nga NISMA, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që nuk e lejoi ish-presidentin Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Berisha e ka cilësuar këtë gjykatë si fashiste dhe ka theksuar se ajo është në shërbim të interesa serbo-ruse, duke e krahasuar me regjimet diktatoriale të kaluara që, sipas tij, ndonëse të padrejta, kanë pasur më shumë tolerancë në raste të tilla.
Ai ka kërkuar që të trajtohen drejt dhe me respekt të drejtat e njeriut.