Youtuberi i njohur anglez, ‘Teddygreyonstuff’, ka bërë shumë video me këngë shqip të këngëtarve të njohur.
Së fundi ai është emocionuar me këngën ‘Duro’ të Dafina Zeqirit.
Derisa po e dëgjonte për herë të parë, youtuberi u emocionua shumë.
Kënga, që ka tematikë shëndetin mendor ka edhe përkthim në Youtube, që i ka ndihmuar atij ta kuptojë më lehtë tekstin.
Ky nuk është youtuberi i vetëm që ka krijuar video me këngë shqip.