Një gjykatës federal i SHBA-së hodhi poshtë të enjten një padi që akuzonte YouTube për kufizimin ose heqjen e videove nga kreatorët me ngjyrë dhe hispanik të përmbajtjes për shkak të racës së tyre.
Gjykatësi i qarkut të San Francisko, Vince Chhabria tha se megjithëse ideja që algoritmi i YouTube mund të diskriminojë në bazë të racës është i besueshëm, paditësit “nuk i afrohen” sugjerimit se kanë vuajtur nga ndonjë diskriminim.
Padia e propozuar e grupit në emër të përdoruesve jo të bardhë të YouTube u ngrit fillimisht në qershor 2020, më pak se një muaj pasi vrasja e George Floyd nga një oficer policie në Minneapolis ndezi një fokus mbarëkombëtar mbi padrejtësinë racore, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Nëntë paditës thanë se YouTube, i nënshtroi videot e tyre më shumë kufizime sesa videot e ngjashme nga kontribuesit e bardhë, duke shkelur një detyrim kontraktual sipas kushteve të shërbimit të tij për të ofruar moderim të përmbajtjes neutrale ndaj racës.
Por gjykatësi tha se YouTube premtoi vetëm se algoritmi i tij nuk do t’i trajtonte njerëzit ndryshe në bazë të identitetit të tyre, jo se algoritmi ishte i pagabueshëm.
Ai gjithashtu shtoi se ankuesit u mbështetën në një provë shumë të vogël të videove, dhe disa prej tyre në fakt vetëm sa e kishin dëmtuar çështjen e tyre.