Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ymeri: Në raportin e DASh-it theksohet çdo vit se ka rritje të korrupsionit qeveritar

    04/12/2024 22:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Visar Ymeri ka theksuar se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës reflektojnë një situatë të rënduar për vendin në arenën ndërkombëtare.

    “Kosova është nën sanksione, kjo nënkupton që imazhi për Kosovën nuk është i mirë”, u shpreh Ymeri, duke nënvizuar se ky është një tregues shqetësues për pozicionin e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë.

    Ai gjithashtu vuri në pah një valë kritikash të ashpra nga ShBA-ja dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat, sipas tij, janë të paprecedenta dhe lidhen drejtpërdrejt me politikat e ndjekura nga Qeveria Kurti.

    Më tej, Ymeri ngriti alarmin mbi përkeqësimin e situatës me korrupsionin qeveritar. Duke iu referuar raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai tha se këto raporte çdo vit evidentojnë një rritje të korrupsionit, ndërsa paralajmërojnë për kufizime në lirinë e shprehjes.

    “Në raportin e DASH-it theksohet për çdo vit që ka rritje të korrupsionit qeveritar, edhe që ka cungim të lirisë së shprehjes, të gjitha raportet e thonë që në Kosovë po vështirësohet puna e gazetarëve për shkak të sjelljes qeveritare, prej linçimit publik”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Departamenti Amerikan i Shtetit rrit paralajmërimin nga nivelit 3 në 4 për udhëtimet drejt Izraelit

    Ish-zyrtari i DASH-it, për dialogun Kosovë-Serbi: Përcaktojeni vet, çfarë lloj të ardhmeje dëshironi

    SHBA-ja thotë se po monitoron veprimet e sundimtarëve të rinj të Sirisë

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.