Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht asociacioni.
“Kurti e bënë fushatën e vet në kuptimin me e heq si kusht, nuk janë krejt shtetet e QUINT-it dakord, domethënë njëfarë përbashkimi i qëndrimeve të vendeve të QUINT-it ka arritur për mos me e prish unitetin sepse dikush prej shteteve ka qenë më e ashpër për këtë,” tha Ymeri.
Sipas tij kjo është mungesë e kredibilitetit të Kurtit.
“Unë mendoj që mungesa e kredibilitetit të Kurtit, jo që vec ka thënë jo në momente të rëndësishme dhe tash bëheësh i pabesueshëm, kur bota dhe shqoëria funksionin në bazë të fjalës së dhënë, kur kam besim se ti e mban fjalën dhe ti e shkel tre herë atë unë herën e katërt nuk mund të të besoj,” tha Ymeri.
Sjellja dhe fjalët e dhëna dhe të pambajtura sipas Ymerit të ndëshkojnë.
“E dyta është që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”
Ymeri e përmendi edhe mospranimin në UNESCO siç ka qenë “dështim i ministrit të jashtëm atëherë Hashim, Thaqit, mospranimi në UNESCO, dhe ne i thamë që përgjegjësia është e jotja.”
“E tash po e humbim garën me shtetet njohëse, sepse nuk po na votojnë, kjo është përgjegjësi e qeverisë, qeveria duhet dalë të tregojë se cfarë është folur përgjatë muajve kur është diskutuar kjo punë,” shtoi ai.