Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ymeri i SBASHK-ut: Kemi shpresë pas deklarimit të presidentes për dialog

    02/09/2022 18:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari i SBASHK-ut, Ymeri Ymeri, ka thënë që ata e kanë njëfarë shkëndijë të shpresës pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani që palët e përfshira duhet ulur për të dialoguar duke iu referuar qeverisë dhe SBASHK-ut.

    “Ftesë zyrtare të Këshillit Grevist, kryeministri nuk i ka bërë. Sipas informatave që i kam, kryeministri ditën e djeshme është takuar me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk ka ndonjë rezultat të atyre takimeve, nuk ka ndonjë zgjedhje të propozuar”, ka thënë Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës.

    “Kemi njëfarë shkëndije të shpresës që me deklarimin e presidentes që duhet ulur të bisedojmë edhe takimi i mbrëmshëm i kryetari të BSPK-së me kryeministrin Kurti sipas informatave që i kam se nuk është që është qind për qind i konfirmuar nuk ka pasur rezultate me arsyetimin se buxheti i Kosovës nuk ka mjete për t’i ndarë për kërkesat që i kemi ne”.

    “Ka deklarime nga qeveritarët që nuk ka mjete buxhetore dhe sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre, ka deklarime të deputetëve që thonë se sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre,e ne jemi shmuë të sigurt që e dimë se për realizimin e kërkesës sonë duke e përfshirë muajin gusht për të gjithë të punësuarit në sistemin që marrin paga nga buxheti i Kosovës duke i përfshirë edhe sektorin shëndetësor që ata përafërsisht 12 mijë i marrin nga 60 euro i marrin shtesë, duhen diku 38 milionë”.

    “38 milionë e 400 mijë. 36 milionë duam pa shëndetësi dhe dy milionë e 400 mijë duam për shëndetësi sepse shtesat për shëndetësi duhen vetëm 40 euro. Ne kërkesën e kemi për të gjithë, jo vetëm për SBASHK, për administratë por për të gjithë, duke e përfshirë edhe policinë”.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.