Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ymeri: Ambasadorët nuk po duan të ndihmojnë në themelimin e një qeverie të udhëhequr nga Kurti

    02/06/2025 22:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Kosovë dhe bllokadën e zgjatur në formimin e qeverisë. Ai ka vlerësuar se tërheqja e faktorit ndërkombëtar nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike është reflektim i sjelljes së Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

    Sipas Ymerit, i ftuar në emisionin Debat Plus, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Vetevendosja duhet të reflektojnë më shumë përgjegjësi politike dhe të ndalin qasjen moralizuese ndaj kundërshtarëve.

    Ymeri ka theksuar dy arsye kryesore që, sipas tij, ndikojnë në bllokadën aktuale institucionale në Kosovë: urgjenca për formimin e institucioneve për shkak të dialogut Kosovë–Serbi dhe rezervat e ambasadorëve ndërkombëtarë për të bashkëpunuar me një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

    “Janë dy natyra: e para urgjenca për themelimin e institucioneve, e veçanërisht të koalicioneve, shpesh kanë qenë të ndërlidhura me dialogun. Dhe e dyta – në Kosovë me gjasë një pjesë e konsiderueshme e ambasadorëve nuk duan bashkëpunim me një qeveri kur udhëhiqet nga një person që nuk kanë pasur bashkëpunim të mirë. Kanë shije të keqe në bashkëpunim,” deklaroi Ymeri.

    Ai sugjeroi se kriza politike nuk është vetëm çështje numrash në Kuvend, por edhe pasojë e një raporti të brishtë me partnerët ndërkombëtarë.


    “Kurti dhe të tjerët e Vetëvendosjes duhet me dalë me pranu para të tjerëve edhe me thanë se ‘po, edhe na jemi politikanë sikur të tjerët, kurgjë ndryshe nuk kemi…’ Ne nuk kemi zbritur nga qielli, nuk jemi të shenjtë dhe ndryshojmë sikur të tjerët,” u shpreh Ymeri.Ai shtoi se Kurti, përkundër numrave në Kuvend, nuk ka arritur ta krijojë qeverinë as pas tre muajsh, duke lënë të kuptohet se problemi është ose mungesa e vullnetit, ose paaftësia për të ndërtuar koalicione politike.

    “Kur ti zhveshesh nga aura e politikanit, ti vërehesh që nuk ki lidhje si politikan. Prej 57 deputetëve i duhen vetëm edhe 4–5 për të bërë qeverinë. Tri parti janë që nuk janë Vetëvendosje. Nuk është punë peshkimi”, shtoi ai.Ymeri kritikoi edhe raportet e dobësuara me ndërkombëtarët, duke përmendur qëndrimet përbuzëse të Qeverisë ndaj rekomandimeve të tyre gjatë viteve të fundit.

    “Kemi refuzuar gjëra nga rekomandimet e tyre. Ne i kemi mshuar shkelm dhe ju jeni naiv e nuk e kuptoni situatën – jemi shtet sovran. Tash Kurti po i thërret ndërkombëtarët.”Ai përmendi edhe takimin e fundit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, ku është diskutuar themelimi i qeverisë, si tregues i një qëndrimi të vonuar dhe të zbehtë nga partnerët ndërkombëtarë për çështjen.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?

    Ymeri: Qasja kërcënuese dhe shantazhuese e VV-së po e pamundëson një marrëveshje politike

    Ymeri: Kurti e ka rrejt Kuvendin për dorëheqjen, kjo është shkelje e rëndë

    Të Fundit

    Haxhiu pas takimit me Osmanin: Kërkova që t’i shpallim dy palë zgjedhje, të jashtëzakonshme dhe ato lokale

    Haradinaj: Propozova 12 tetorin për datë të zgjedhjeve lokale

    Haxhiu flet pas takimit me presidenten, zbulon tri datat e mundshme të zgjedhjeve lokale

    Avokatja kërkon që Naim Murselit t’i bëhet ekzaminimi i statusit mendor

    Përfundon takimi me partitë politike, Osmani pritet të shpallë datën e zgjedhjeve lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.