Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani ka një admirim të madh për trajnerin serb të Sampdorias, Dejan Stankovic.
Asllani në një intervistë së fundmi për “Sky Sport Italia” ka treguar admirimin e madh për serbin, duke thënë se do të donte ta kishte goditjen e Stankovicit pasi ishte e përsosur.
Përpos kësaj, shqiptari tregoi haptas se e ka shikuar serbin qysh më herët kur ai luajti për Interin.
“I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Interit dhe ai (Dejan Stankovic) një ndër lojtarët që e shikoja më së shumti. Do të doja t’ia vjedhja goditjen, sepse ishte e përsosur”, deklaroi Asllani në intervistën para ndeshjes.
20-vjeçari pastaj shtoi se synon ta mbajë këtë ritëm të lartë dhe që të fokusohen ndeshje pas ndeshje.
“Ne duam të vazhdojmë me këtë rekord të mirë, e dime që kemi pikë që duhet të rifitojmë në ligë dhe jemi të fokusuar ndeshje pas ndeshje”.