Në koncertin në Shkup, Yll Limani pati një thirrje të përsëritur.
Përpara se të interpretojë këngën ‘Hana’ të realizuar me Flori Mumajesin, ai pati një thirrje publike të cilën e tha edhe në Prizren përgjatë DokuNights.
“Me i bo thirrje bashkë Flori Mumajesit me u kthy në muzikë. Flori, we love you, we miss you. Kthehu! Sonte për juve ‘Hana’”.
Brohoritjet e mëdha të publikut prezent vetëm se e konfirmuan pajtueshmërinë me kërkesën e Yllit VIDEO: