Golden Eagle Ylli e ka mundur Pejën në palestrën “Karagaçi” me rezultat bindës 71:83 në xhiron e 18-të të Superligës.
Kjo është njëherësh fitorja e tretë me radhë e dy herë kampionëve të Kosovës ndaj Shqiponjave.
Pikëshënuesi më i mirë për Yllin ishte Jan Palokaj me 20 pikë, ndërkaq më i miri te Peja ishte Dardan Berisha me 15 sosh.