Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Yll Limani me fjalim prekës gjatë koncertit në Shkup, falënderoi familjen nga Gostivari që i strehoi gjatë luftës

    21/08/2025 12:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmë (e mërkurë) stadiumi ARM në Shkup u mbush me mijëra fansa që erdhën për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur, Yll Limani.

    Artisti shqiptar realizoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, performancë live e interpretoi më shumë se 30 këngë, ku secila nga to ka një domethënie të veçantë e është shndërruar në hit.

    Atmosfera ishte e mrekullueshme, me publikun që këndonte vazhdimisht me Yllin, duke bërë kështu që të ketë emocione të shumta e momente që do të mbahen mend gjatë.

    Por përveç muzikës, ky koncert solli edhe një moment unik: Ylli kishte përgatitur një befasi për familjen që e kishte strehuar atë dhe familjen e tij gjatë luftës.

    @mediatvksYll Limani flet për kohën kur ishte refugjat në Shkup, me familjen e tij!#ylllimani#explore#shkupi#shqip#shqiptar♬ original sound – MTVKS

    Ai bëri një falënderim për familjen, duke kujtuar se ia hapën dyert kur kishin më shumë nevojë, e kur nuk kishin shpresë për jetë.

    @mediatvksReplying to @MTVKS#ylllimani#shkup#live#explore#shqipet♬ original sound – MTVKS

    Më poshtë keni fjalimin e Limanit:

    Në vitin 1999 kur na u desh me ik prej shtëpive tona, ishit ju, familjet shqiptare në Maqedoni që na mbajtët gjallë, na pritët si fëmijët e juaj, na dhatë shpresë, kur nuk kishim shpresë, na dhatë dashuri kur bota na dukej pa zemër, ato net të errëta na i kthyet në dritë sepse ishim bashkë sepse ishim një.

    Në këto fotografi që po shihni jemi ne.

    Familjen time e pritën në Gostivar familja Haziri, sot 26 vite më vonë nuk kemi ardhur vetëm të këndojmë, kemi ardhur edhe të ju falënderojmë. Me iu kujtu që dashuria, mikpritja, sakrifica juaj, janë arsyeja pse jemi këtu. Jemi fëmijët e asaj kohe që nuk e harrojmë kurrë mikpritjen e juaj.

    Ky koncert, kjo muzikë, kjo natë është për ju. Për dashurinë e juaj që na shpëtoi, për kujtimet që kurrë nuk vdesin.

    Për ju që na mbajtët familjen atëherë kur nuk kishim tjetër përveç Zotit dhe njëri-tjetrit.

    Faleminderit nga zemra,

    ju duam.

    Artikuj të ngjashëm

    Yll Limani i dhuron nënës momentin më të bukur pas koncertit

    Noizy dhe Yll Limani sjellin këngën e re “Netët e vona”

    Yll Limani shfaq muskujt, po çmend vajzat në bregdet

    Të Fundit

    Për gjashtë ditë u pranuan 144,337 aplikime për subvencionim të teksteve shkollore, Nagavci: Procesi po zhvillohet pa pengesa

    Protestë masive më 14 shtator në Hagë: Organizim me autobusë nga të gjitha vendet e Evropës kundër Gjykatës Speciale

    E vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca fillestare për zyrtarin policor Festim Ramadani

    Varroset Greta Kryeziu, Haradinaj: Do të kujtohet gjithmonë si shembull i dashurisë për njerëzit

    Kandidimi i Haxhiut dhe Gërvallës, Kadrijaj: Lojë politike, saktë e dinë se kë nuk e votojmë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.