Sport

Yamal e ndali shpejt “LIVE”-n pasi kuptoi çfarë po xhironte nga dhomat e zhveshjes

Barcelona e ka festuar fitimin e Superkupës së Spanjës pas triumfit dramatik 3:2 ndaj Real Madridit, por festa në dhomat e zhveshjes solli edhe një moment që u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Talenti i ri i katalanasve, Lamine Yamal, po transmetonte drejtpërdrejt festën në Instagram, duke e treguar atmosferën mes bashkëlojtarëve pas ndeshjes.

Megjithatë, gjatë transmetimit, ai pa dashje e filmoi portierin Wojciech Szczęsny duke pirë cigare në dhomat e zhveshjes, shkruan “Gazeta Express”

Sapo e kuptoi se çfarë ishte shfaqur në ekran, Yamal reagoi menjëherë duke e larguar kamerën dhe duke thënë se kjo nuk duhej filmuar, përpara se ta ndërpriste transmetimin.

NDIQE VIDEON

Pavarësisht reagimit të shpejtë, pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentuan gjerësisht nga tifozët.

Portieri polak Szczęsny, i cili i ka mbushur 35 vjet, është i njohur prej vitesh për këtë zakon dhe më herët ka deklaruar publikisht se është i vetëdijshëm që pirja e duhanit nuk është shembull i mirë, sidomos për futbollistët e rinj.

Ngjarja u trajtua më shumë si një moment spontan dhe i pafajshëm nga festa, por gjithsesi ngjalli interes të madh mediatik për shkak të moshës së Yamalit dhe ambientit profesional të klubit katalanas.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button