Xhuliana Nura ka qenë njëra nga ish-finalistet e Big Brother VIP Kosova, shkruan GazetaDemos.
Ajo ka krijuar debate të shumta me konkurrentët e tjerë, është kritikuar e madje shpesh edhe i ka sulmuar.
Pas daljes nga shtëpia, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive me shkrime të ndryshme në rrjete sociale, së fundmi ajo ka publikuar një insta story ku i ka treguar ndjekësve të saj Librin e Suksesit.
Në këtë libër, Juliana tha se mban gjithçka – sukseset, udhëtimet e po ashtu edhe planet për të ardhmen.
“Mirëmëngjesi o njerëz të bukur. E mbani mend librin e suksesit që kam shpjeguar në Big Brother, është mbi dhjetë vite e vjetër”, u shpreh ajo.
“Është prishur pak, por këta i kam shënuar të gjitha sukseset e mia. Udhëtimet, koncertet, gjërat që më motivojnë. Të gjitha çfarë kam ëndërruar t’i kem në jetë, në këtë libër i kam”, vazhdoi Nura.