Magazina
Xhiro e rrjetit në TikTok: Si dukej para më shumë se 20 viteve Dini
Teksa po shijon pushimet në Ibiza, vetëm pak ditë para se të rikthehet me angazhime të reja në sezonin televiziv, moderatori Alaudin Hamiti, është bërë sërish kryefjalë në rrjete sociale, sidomos në TikTok.
Arsyeja? Një “rikthim në kohë” që ka bërë nostalgjikë shumë njerëz: pamje të rralla nga arkivat e Miss & Mister Shqipëria, një event që ka shënuar një epokë më shumë se dy dekada më parë.
Në ato vite, kur sapo po hidhte hapat e parë në botën e ekranit, Dini, ishte pjesë e skenës së këtij spektakli ku konkurroi krahas shumë emrave të tjerë, disa prej të cilëve sot vazhdojnë të jenë aktivë e të njohur në jetën publike.
Kujtime që për publikun janë thjesht nostalgji, për të mbeten një gur themeli në rrugëtimin e tij televiziv.